Kapen me drogë në makinë, arrestohen dy persona në Korçë

Aktualitet
Kapen me drogë në makinë, arrestohen dy persona në

Korçë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë të arrestuarit janë E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje) dhe P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe kufijve shtetërorë.

Sekuestrohet 4 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje).

• P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas me një automjet tip “Volksëagen Polo”, do të transportonin lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Pogradec-Korçë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e mësipërm, në afërsi të Qafë-Plloçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT