Do mbyllemi për fundiviti?! Tomini: Këtë vit festimet vetëm në shtëpi

Aktualitet
Do mbyllemi për fundiviti?! Tomini: Këtë vit festimet vetëm

Në një kohë kur Italia, Britania dhe Kosova do të futen në izolim për festat e fundvitit, thirrja e epidemiologes Eugena Tomini për shqiptarët është që të festojnë vetëm me familjen e vogël. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Tomini tha se kjo gjë duhet bërë për të patur për një kohë sa më të gjatë njerëzit e zemrës afër.

“Ekspertët e Komitetit Teknik mblidhen në mënyrë sistematike. Komiteti do të vlerësojë edhe në vijim në mënyrë dinamike të gjithë siutuatën. Festimet kctë vit të bëhen në familjen e vogël, të bëhen ngushtë, të festojmë me zemër këtë vit, që të kemi njerëzit sa më gjatë pranë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uljen e lehtë të rasteve të reja dhe viktimave në ditët e fundit, Eugena Tomini e lidhi me masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Është vlerëuar në dinamikë situata epidemiologjikë dhe në 4-6 javët e fundit do të shihej edhe efekti. Numri i ulët u atribuohet edhe masave të implementuara. Nëse vijohet kështu, do të mbahet një trend i qëndrueshëm i rasteve pozitive, por distancimi fizik duhet të vijojë edhe me higjienën personale e vendosjen e maskës.”

Shefja e Epidemiologjisë nënvizoi se testet e shpejta kanë qenë një ndihmesë e madhe në identifikimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sa i takon vaksinës, Eugena Tomini shtoi se po bëhen përpjekje me të gjitha grupet që të sigurohet sa më parë.

ME TE LEXUARAT