Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Buffon tregon ndeshjen që iu kthye në makth…

Gianluigi Buffon ka një karrierë të jashtëzakonshme teksa ka fituar shumë tituj, por mbetet në kërkim të Ligës së Kampionëve.

Një trofe të cilin vajti ta kërkonte edhe te PSG, por që nuk ia doli as me francezët. Në kryeqytetin francez, Buffon qëndroi për një sezon, por mesa duket vetëm një sezon i ka mjaftuar që atij t’i mbetet peng një ndeshje.

Bëhet fjalë për sfidën e 1/8-tave ndaj Manchester United. PSG kishte fituar në transfertë 0-2, ndërsa në fushën e tyre u përmbysën 1-3.

Për këtë takim, Buffon (që bëri edhe një gafë), në një intervistë për L’Equipe theksoi se e mendon të paktën 3 ose 4 herë në javë, transmeton “Vip Sport”.

“Ajo është një ndeshje të cilën e mendoj të paktën 3 ose 4 herë në javë. Më zgjon shumë dëshpërim. Mendonim se ndeshja e kthimit me United do të ishte një shëtitje, e përgatitëm si ndeshje me shumë pak vlerë. Unë isha i sigurt se atë sezon do të shkonim në finale.

Në Mancester fituam 0-2, ishte një demostrim i madh i forcës. Por, unë fajësoj veten për një gabim që me eksperiencën time nuk duhej ta kisha bërë. E mendova atë ndeshja si formalitet sepse kishim fituar 0-2”, u shpreh Buffon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet