Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet data, Mitsotakis dhe gruaja e tij do të vaksinohen live para kamerave

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva do të marrin vaksinën anti-Covid më 28 dhjetor.

Vaksinimi i tyre, sipas medis greke Star, do të bëhet para kamera në Spitalin Evangelismos.

Me këtë veprim, kryeministri do të dërgojë mesazhin se vaksina është e sigurt dhe ata që janë skeptikë mund të vaksinohen.

Para kryeministrit do të marrë vaksinën Dimitris Pistolas, drejtori i Shërbimit Infermieror Evangelismos.

“Shumicën e kohës përpiqem të qëndroj si një profesionist i fortë në mënyrë që të duroj dhe të jap kurajo.”, tha Dimitris Pistolas për Star.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet