Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja në Kuçovë pas sherrit për qiranë e stallës së derrave/ Viktima, shoshë nga plumbat e kallashit

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 37-vjeçarit Ajet Guneli. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Goraj të Kuçovës, në një lokal pranë liqenit të këtij fshati. Autori i krimit, Vangjel Polovina pas vrasjes tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, por u arrestua nga policia.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon 20 plumba kallashnikovi në trupin e viktimës, ndërsa ndodhet ende në morgun. Beratit.

Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Burime nga morgu i Beratit konfirmojnë se janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për të marrë vëllain e tyre të vdekur. Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit. Burimet konfirmojnë edhe rezultatet e mjekësisë ligjore. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm dhe sipas raportit të mjekësisë ligjore, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Sipas policisë, viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë.

Autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet