Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës, Rama paralajmëron: “Shqiponjat” duhet të reflektojnë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vrasjes së Klodian Rashës duhet reflektim. Mbi të gjitha për kreun e qeverisë duhet reflektim nga forcat “Shqiponja”, ku polici Nevaldo Hajdaraj ishte pjesë dhe qëlloi për vdekje 25-vjeçarin.

Rrufe në qiell të hapur e konsideroi Rama ngjarjen, ndërsa tha se trupat tek grupi “Shqiponja” duhen analizuar në disa nivele tekniko dhe profesionale.

“Kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur për shkak të skajshmërisë të ushtrimit brutal të forcës, por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për gjithë sistemin e organizimit le të themi të “Shqiponjave”. Çfarë do të thotë kjo?

Nuk është nevoja të ndodhë prapë dhe kurrë mos ndodhtë më për 1 mijë vjet, dhe nuk është nevoja që të jetë kaq ekstreme ngjarja, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet tekniko dhe profesionale edhe në aspektin e motivimit psikologjik shkallën e gatishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir.

Nivelin e trajnimit të tyre, cilësinë e trajnuesve të tyre, procesin e trajnimit si proces më vete dhe pa shkuar tek ekstremet kemi bërë jashtëzakonisht shumë sëbashku dhe kjo është meritë e policisë, për të larguar gjithnjë e më shumë efektivin e policisë në rrugë nga lidhja e menjëhershme me bakshishin dhe korrupsionin.

Por nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është betejë e fituar, por një betejë që duhet të vazhdojë”, tha Rama

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet