Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vanessa Bryant e revoltuar: Nëna po mundohet të më zhvasë para pas vdekjes së Kobe

Vanessa Bryant, gruaja e Kobe Bryant tha se është paditur nga e ëma e cila po i kërkon dëmshpërblim e po mundohet t’i zhvatë një shumë financiare pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Nëna e saj Sofia Laine ka ngritur një proces gjyqësor nën pretendimin që vajza e saj e la atë mënjanë pas vdekjes së parakohshme të Kobe Bryant.

Më parë gjatë javës, Laine pretendoi se asaj i ishte premtuar nga Kobe se ai do të kujdesej për të gjatë gjithë jetës së saj.

Ajo pretendoi se Vanessa e la atë mënjanë pasi dhëndri dhe mbesa e saj vdiqën në janar.

Por Vanessa zgjodhi të reagojë përmes një shkrimi në Instagram të enjten për të mbrojtur trajtimin e saj dhe Kobe ndaj nënës së saj gjatë dy dekadave të fundit, shkruan DailyMail.

“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë”, tha ajo në postim. “Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe, ajo nuk ishte një dado”, shkroi tutje Vanessa.

Duke e përshkruar veten si një ‘nënë në shtëpi’, Vanessa pohoi se ajo dhe burri i saj kishin qenë gjithmonë ‘kujdestaret me kohë të plotë’ për vajzat e tyre.

“Për gati dy dekada, ne rregulluam punët që nëna ime të jetonte në pronat tona afër, pa asnjë kosto për të, sepse ajo pohoi se nuk kishte para për të blerë shtëpinë e saj pas divorcit”, vazhdoi Vanessa.

E veja e Kobe gjithashtu pretendoi se ajo dhe burri i saj i ndjerë të dy vendosën se ishte më mirë që Sofia Laine të mos jetonte në shtëpinë e tyre.

Ajo tha se ndërsa nëna e saj i shikonte mbesat e saj, Sofia Laine ‘nuk u kujdes për çështje biznesi ose shpenzime’.

“Ajo tani dëshiron të më ngarkojë 96 dollarë në orë për gjoja duke punuar 12 orë në ditë për 18 vjet për të parë nipërit e mbesat e saj”, tha Vanessa. “Në realitet, ajo vetëm herë pas here kujdesej për vajzat e mia më të mëdha kur ishin fëmijë”.

“Që nga dhjetë vjet më parë, fëmijët tanë ishin studentë dhe atletë me kohë të plotë dhe unë nuk kisha një fëmijë tjetër deri në vitin 2016”.

Duke mohuar pretendimet nga nëna e saj, duke i quajtur ato ‘qartë të rreme’, Vanessa tha se ajo ende përpiqej të punonte me nënën e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet