U fut në operacion për të ngritur vithet, vdes “Kim Kardashian" e Meksikës
Lajmifundit
/
18 Dhjetor 2020, 20:39
Showbiz

Një tjeter rast kur operacionet kirurgjikale shkojne keq.
Modelja 29-vjeçare vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni për të zmadhuar të pasmet. Joselyn Cano udhëtoi deri në Columbia për të kryer ndërhyrjen dhe njihej si “Kim Kardashian e Meksikës”.
Ajo jetonte në në Newport Beach, California, ishte me origjinë meksiane dhe kishte 12.8 milionë ndjekës në Instagram. Lajmin e vdekjes së saj e dha modelja tjetër, Lira Mercer.
Ndjekësit u habitën nga lajmi dhe shprehën ngushëllime. Ngritja e vitheve ka çuar në një rritje të numrit të vdekjeve vitet e fundit.