Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ 38% e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit, vazhdon lëvizja masive

18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Lëvizja masive e popullsisë nuk është një fenomen i ri në histori, ndonëse sot ky fenomen tashmë është ndërkombëtarizuar.

Në Shqipëri rënia demografike vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Për shkak të emigracionit, vendit tonë sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.

Kjo ditë është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën. Ka qenë data 4 dhjetor 2000, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve.

Ka qenë viti 2000, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve. Kjo ditë është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Emigracioni ka pësuar një rritje të pashmangshmokbe, dhe kjo rritje sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë për vende pune në ekonomitë në zhvillim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet