Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shefja e ISHP-së tregon nëse do mbyllet Shqipëria gjatë festave të fundvitit: Kërkoj nga qytetarët që…

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, ka folur në Euroneës Albania rreth pand emisë në vend dhe masat të cilat do të merren për menaxhimin e vi rusit.

Bino pranoi se situata po shkon drejt qetësimit pasi numrat janë drejt rënies, por i kërkoi qytetarëve që të shmangin udhëtimet nga një vend në tjetrin dhe se një vendim më i saktë do të merret në një takim të ekspertëve të programuar për ditën e premte.

“Situata jonë është e njëjtë me të gjithë vendet e Ballkanit dhe aktualisht Ballkani ka një rënie të numrit të rasteve, por domethënë situata jonë është e ngjashme me vende të tjera të Ballkanit. Kjo do të varet nga shifrat, janë masat që po ndiqen kohë pas kohë. Ne nesër do të kemi një rivlerësim të javës se si ka shkuar, dhe dyjavëshit që ka shkuar, dhe në këtë mënyrë do të vendosim në drejtim të masave më shtrëngese apo jo”,

“Nga vendimet që do të merren, ajo çfarë unë do të thoja është që qytetarët të jenë të përgjegjshëm vetë, që të mënjanojnë udhëtimet nga një qytet tek tjetrit gjatë festave, sepse kjo shkakton grumbullime dhe transportim të virusit nga një qytet në tjetrin. Sa më pak njerëz të qëndrojmë në shtëpitë tona dhe t’i festojmë me familjet tona festat, aq më mirë do të jetë në drejtim të kontrollit të vi rusit”, tha Bino.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet