Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reagon Hoti pas plagosjes së policit gjatë një grabitje në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas grabitjes së armatosur që ka ndodhur në Prishtinë, ku gjatë grabitjes është plagosur një polic.

Në një reagim për mediat kryeministria thekson se shefi i qeverisë dënon sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

“Kryeministri Hoti, zyrtarit policor i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme. Hoti shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet