Plagoset polici, po ndiqte grabitësin e një bankomati në Prishtinë

Kosovë&Rajon
Plagoset polici, po ndiqte grabitësin e një bankomati në

Një efektiv i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur gjatë ndjekjes së një grabitësi në Prishtinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, kur në lagjen Veterniku të kryeqytetit të Kosovës është konstaatuar se një shtetas po tentonte të grabiste një bankomat.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton policia.

Efektivi raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po vijohet me hetimet në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT