Osmani: Mes Kosovës dhe Shqipërisë mos të ketë barriera, të dënohen krimet serbe

Politikë
Osmani: Mes Kosovës dhe Shqipërisë mos të ketë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar edhe njëherë bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të mos ketë barriera mes dy vendeve.

Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Osmani tha se Shqipëria duhet të dënojë krimet e Serbisë në Kosovë, pasi është tentuar shfarosja e një kombi. Ajo kërkoi që dy vendet të bëhen bashkë dhe të flasin për historinë sepse Serbia po mundohet ta manipulojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet një bashkëpunim që në asnjë moment të mos kishte asnjë barrierë dhe asnjë keqkuptim jemi,. Edhe nëse do këtë ketë barriera ato duhet të zhduken. Kërkesa jonë për Shqipërinë është që jetë vendi i dytë që të dënojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Duhet që të dënohen krimet e Serbisë në Kosovë dhe të mos ketë asnjë pikëpyetje që Serbia ka kryer krime në serbi. Qëllimi i qartë nuk ka qenë vetëm gjenocid por shfarosja e një kombi të tërë. Ne tani jemi gjallë për shkak se UÇK-ja bërë një luftë të drejtë, se Shqipëria na ka qëndruar pranë dhe ndërkombëtarët na kanë mbështetur.

Nuk duhet të lejojnë që Serbia të ketë sukses, ata po mundohen të manipulojnë të vërtetën dhe historinë. Të flasim që të gjithë për ato krime, pa e njohur të vërtetën dhe pa pasur drejtësi nuk ka për të pasur stabilitet në rajon”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë më herët kreu i PD tha se sapo të marrë pushtetin do heq traun në Rrugën e Kombit dhe do rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

ME TE LEXUARAT