OBSH: Rritja e rasteve me Covid-19 po sjell rritje të problemeve të shëndetit mendor gjatë dimrit

Soft
OBSH: Rritja e rasteve me Covid-19 po sjell rritje të problemeve të

Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se pret të shohë një rritje të njerëzve që luftojnë me probleme të shëndetit mendor gjatë muajve të ardhshëm pasi numri i të infektuarve gjatë periudhës së dimrit po rritet ndjeshëm.

Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se pret të shohë një rritje të njerëzve që luftojnë me probleme të shëndetit mendor gjatë muajve të ardhshëm pasi numri i të infektuarve gjatë periudhës së dimrit po rritet ndjeshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dr Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën theksoi se pandemia globale ka shkaktuar një krizë në rritje të shëndetit mendor në Kontinentin e Vjetër, ndikimi i së cilës ka të ngjarë të jetë "afatgjatë dhe i gjerë".

Ai paralajmëroi se rritja e të infektuarve me COVID-19, ka ndikuar te njerëzit pa dallim dhe ka gjasa të të komplikohet gjatë sezonit të dimrit dhe festave.

Në një sondazh të kryer në 25 vende të zhvilluara gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë nga Komisioni Evropian, 28 përqind e të anketuarve raportuan se ndiheshin të vetmuar dhe 27 përqind thanë se kishin ndjerë depresion ose ankth.

Muajt ​​e dimrit tradicionalisht ka një rritje të numrit të personave të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor, në veçanti ata të cilët vuajnë nga Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD) - një formë depresioni që në një vit normal prek rreth 5 për qind të të rriturve në SHBA, sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë ( APA).

Çrregullimi është i lidhur me çekuilibrin biokimik në tru të nxitur nga orët më të shkurtra të dritës dhe mungesa e rrezeve të diellit. Evropa aktualisht po lufton kundër një vale të dytë të pandemisë dhe nivele të ndryshme të kufizimeve.

Dr Kluge u bëri thirrje të gjithëve që të mundohen të zbusin ndjenjat e ankthit dhe depresionit duke qëndruar aktiv dhe duke gjetur mënyra për t'u lidhur me të tjerët.

Ai gjithashtu bëri thirrje që autoritetet të ofrojnë "kujdes të specializuar dhe shërbime mbështetëse" për ata që janë më të ndikuar dhe të promovojnë kujdesin e shëndetit mendor në komunitetet më të rrezikuara.

Në festimet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë jashtëzakonisht të ndryshme këtë vit, Dr Kluge argumentoi se edhe ata që lejohen të takohen me familje të tjera duhet ta shmangin atë.

"Gjëja më e sigurt për momentin është të qëndrosh në shtëpi. Familja ime, përfshirë prindërit e mi të moshuar dhe unë, kemi marrë vendimin e vështirë për të kaluar pushimet veç e veç në shtëpi ".

Në Angli, autoritetet po lejojnë deri në tre familje të mblidhen për Krishtlindje, por kanë kërkuar për festa "më të vogla, më të shkurtra". Shtetrrethimi në Francë do të hiqet ditën e Krishtlindjes dhe deri në gjashtë të rritur do të jenë në gjendje të festojnë së bashku.

Autoritetet gjermane kanë bërë thirrje që kontaktet të mbahen "në minimum" gjatë periudhës së pushimeve. Italia, ndalon njerëzit të largohen nga qyteti i tyre në Ditën e Krishtlindjes

ME TE LEXUARAT