Mbi 22 mijë shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në 2019, të tretit më të refuzuarit

Aktualitet
Mbi 22 mijë shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në

Vendet e Bashkimit Europian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët.

Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717,600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar.

Më të refuzuarit ishin Marokenët (489,900), të ndjekur nga shtetasit e Ukrainës (66,500) dhe Shqipërisë (22,800).

Një shumicë e madhe e refuzimeve u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600). Të trija së bashku këto shtete Anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve që ju refuzua hyrja në BE në 2019.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar u gjetën 10% më shumë emigrantë që qëndronin në mënyrë ilegale në BE se sa në vitin 2018.

627 900 qytetarë të huaj u zbuluan se jetonin ilegalisht, por ky numër ishte 75% më i ulët se në vitin 2015, kur numri i përgjithshëm i qytetarëve që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në BE ishte 2,085,500, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Gjermania raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në 2019 (133 500), pasuar nga Greqia (123 000), Franca (120 500) dhe Spanja (62 900). Këto katër shtete anëtare së bashku përbënin 70% të të gjithë atyre që rezultuan së jetojnë ilegalisht në BE.

Qytetarët afganë përbënin numrin më të lartë të personave të pranishëm në mënyrë të paligjshme në BE në 2019 (56,200). Numrat e tjerë më të lartë u regjistruan për qytetarët e Marokut (41,500), Ukrainës (41,300) dhe Sirisë (40,200).

Në vitin 2019, rreth 491,200 të huaj u urdhëruan të largohen nga territoret e Shteteve Anëtare të BE-së, me rritje 8% në krahasim me vitin 2018.

Midis shteteve anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve të huaj që ishin urdhëruar të largohen nga territori i saj në 2019 (123 800), pasuar nga Greqia (78 900), Gjermania (47,500) dhe Spanja (37,900).

Në vitin 2019, numri më i lartë i personave të urdhëruar të largoheshin nga territori i BE-së ishte për ukrainasit (37,100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30, 900).

Ukrainasit (27,200) kryesuan listën e qytetarëve larguar nga BE, të ndjekur nga Shqiptarët (15, 400), Marokenët (10,200) dhe Gjeorgjianët (8,600).

ME TE LEXUARAT