Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me 60 kg kanabis dhe 1 pistoletë me vete, kapen 2 shqiptarë në Janinë

Dy shqiptare janë ndaluar në afërsi të Meçovës në Janinë me 60 kg kanabis.

Bëhet fjalë për Dritan.S 30 vjeç dhe Foti M. 28 vjeç, të cilët teksa po udhëtonin me një motoçikletë pësuan aksident.

Policët grekë i pikasën në kryqezimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi më parë kishin marrë përmes kufirit te gjelber Greqi-Shqipëri 60 kg kanabis.

Më pas policia i ndoqi shqiptarët por ata u ndihmuan nga një tjetër bashkëpuntor që ishte para tyre me një autoveture. Në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 60 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Më pas u ndalua në Janinë dhe bashkëpuntori i tyre. Deri më tani këto janë detajet që bëhen me dije në lidhje me këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet