Më 27 dhjetor fillon vaksinimi kundër Covid-19 në Greqi, ja kush do të vaksinohen të parët

Bota
Më 27 dhjetor fillon vaksinimi kundër Covid-19 në Greqi, ja kush

Në Greqi pritet që më 27 dhjetor të vaksinohen dhe personat e parë. pritet që të dielën e javës që vjen në Greqi të mbërrijë vaksina e Pfizer kundër COVID-19, në numër më të vogël dozash.

Mediat greke bëjnë me dije se fushata e vaksinimit për Covid do të nisë me dy persona si fillim, ato janë një infermiere dhe një i moshuar identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet që fillimisht të realizohen 100 vaksinime simbolike në stafin mjekësor në frontin ballor kundër COVID-19, në dy spitale të mëdha të vendit, Evangjelismos dhe Sotiria më 27 dhjetor.

Ndërkohë vijon regjistrimi i stafit mjekësor si dhe grupmoshave në rrezik të lartë. 1086 janë qendrat e vaksinimit në të gjithë Greqinë teksa do jenë dy operacione paralele për funksionimin, “Liria” e sistemit shëndetësor për vaksinimin dhe “Ipokratis” i policisë për shpërndarjen e sigurtë dhe sipas standarteve specifike.

ME TE LEXUARAT