Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Masa të reja shtrënguese për festat e fundvitit? Rama zbulon vendimet që do merren

Zyrtarisht Komiteti i Ekspertëve nuk ka një vendimmarrje për masat kundër Covid përgjatë festave të fundvitit. Nuk përjashtohet mundësia që të vendosen rregulla të veçanta për të mos rënduar situatën e pandemisë për shkak të grumbullimeve të qytetarëve për të gëzuar bashkë.

Këtë mundësi nuk e përjashtoi as vetë kryeministri Edi Rama që pohoi se është në pritje të asaj ç’ka do të këshillojnë ekspertët.

“Për të mos goditur në mënyrë fatale ekonominë, në funksion të shëndetit por të mos lejuar të dëmtohet shëndeti për shkak të ekonomisë ne do të vazhdojmë me këtë ekuilibër, mbase në periudhën e festave të fundvitit, nuk e di po komuniteti shkencor i ekspertëve mund të na japë sugjerime të reja.”- u shpreh Rama.

Teksa inspektonte rrugën e re Labinot Mal, në Elbasan, kryeministri foli për një menaxhim të mirë të pandemisë, edhe në aspektin e ekonomisë.

Dhe këtë argument kreu e qeverisë e mbështeti te vazhdimi i investimeve, që nëse do të ishin pezulluar siç kërkon opozita, me mijëra familje do të mbeteshin pa të ardhura.

“Nuk kupton, s’ka çfarë bën dhe vazhdon i bie fyellit në të njëjtën vrimë. Ndaloni investimet, ndaloni punët, ndaloni shërbime esenciale, siç është shërbimi i pastrimit të qyteteve dhe jepni lekë më shumë.

PO ta marrim nga pikëpamja e familjeve e kemi përballur ekonominë e pandemisë, mund të them me dinjitet.”-tha Rama.

Përveç kantierit të ndërtimit, në një rrugë që më së shumti do t’i shërbejë agroturizmit, Edi Rama ishte edhe në një nga filialet e postës shqiptare, ku u prezantua portofoli elektronik.

Aplikacioni i ri do të ofrojë 36 shërbime online, pra pa qenë nevoja që qytetari të shkojë në zyrat e postës. Prej fundit të Janarit të 2021, edhe pensioni do të kalohet direkt në llogari përmes portofolit elektronik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet