Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kushi jep lajmin: Pas pushimeve të fundvitit shkolla do fillojë më 11 janar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online.

Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë online procesin mësimor.

Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet