Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kush janë VIP-at me sjelljen më të keqe gjatë 2020-ës, gabimet që bënë

Viti 2020, që po lëmë pas, padyshim është një ndër vitet më të këqij për mbarë botën, por mbi të gjitha për shqiptarët, që pa harruar tragjedinë e tërmetit u përballën dhe me pandeminë e koronavirusit.

Kjo e fundit duket se iu ka kushtuar shumë edhe shumë njerëzve me famë botërore (VIP-a), të cilët do të jenë në listën e njerëzve me sjelle të keqe përgjatë 202-ës.

“Bad Manners Awards” apo BMA është ngjarja vjetore e cila ‘shpërblen’ apo thënë më mirë ndëshkon me çmime të famshmit për “sjelljet më të këqija të vitit”.

Këto janë çmimet që ata në sytë e publikut dëshirojnë të shmangin pjesëmarrjen, shoqërimin dhe vërtet fitimin, shkruan DailyMail.

Komiteti gjykues ka kaluar javë duke vendosur se cilët të famshëm, politikanë dhe ata që duhet të dinë më mirë, meritojnë një nga këto çmimet për të shënuar një shkelje të rëndë të protokollit ose sjelljeve të këqija që ata kanë treguar gjatë vitit.

“E shpërblyer” me një nga çmimet e sjelljeve më të këqija të vitit është shqiptarja Rita Ora, për shkak të festës së paligjshme që tentoi ta organizojë për 30 vjetorin e saj të lindjes.

“Eventi i sjelljeve të këqija”, ka shpërblyer edhe artisten Jess Glynne për “veshjen më të keqe të vitit”, Donald Trumpin për “sjellje të keqe”, Princin Wiliam dhe Kate Middleton për “reagim jo të mirë” në Emmy Awards etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet