"Hajde më rrih", PD: Dhunohet i riu në komisariat, i refuzohet ndihma mjekësore

Politikë
"Hajde më rrih", PD: Dhunohet i riu në komisariat, i

Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka ngritur akuza për një rast dhune nga policia.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare ku duket një i ri i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës, PD deklaron se dy të rinj janë shoqëruar pa asnjë motiv nga efektivët e policisë dhe janë rrahur barbarisht prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, atyre i është refuzuar ndihma mjekësorë pasi nuk kanë pranuar të firmosin procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

“Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhuna shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në ekzekutimin e një të riu, është vetëm propagandë.

Militantët e PS në Policinë e Shtetit vazhdojnë t’i dhunojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet.

Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rrihen barbarisht nga policët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu goditur nga policët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dëmtuar seriozisht në syrin e djathtë. Ndihma mjekësore i është refuzuar nga policët e dhunshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhuna e policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhunës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë.

Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dënon ashpër sjelljen dhe dhunën e policisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhunshme të policisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin.

Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pranga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit! Nuk prekim njeri me dorë ne, o kriminela. Këta janë dhunuesit”, deklaron PD.

Në videon e shpërndarë nga Partia Demokratike, i riu thërret pse e mbajnë në komisariat dhe një arsyetim për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

“Kush të gjuajti o vlla, për çfarë arsye? Urdhëo policia e Bulqizës. Ja komisariati. Për çfarë arsye na mbani brenda o xhaxhi. Hajde më rrih edhe mua. O vëlla pse na mbani këtu. Pse e preke çunin, për çfarë arsye”, shprehen ata.

ME TE LEXUARAT