Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dosja 184/ Prokuroria Dibër merr 4 të pandehur për shitblerje të  votës dhe kanosje të zgjedhësve

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen 184 dhe merr të pandehur 4 persona. Të pandehurit janë Robert Aga ish shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nen hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria ka konstatuar se ata kane kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë te Krimet e Rënda dhe SPAK. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër duke shpallur moskompetencën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet