Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dosja “184” në gjykatë, trondit ish-prokurori: Nuk më lejuan të hetoja vjedhjen e votave në Dibër

Dergimi i dosjes 184 ne gjykate me akuzat per vjedhjen e votave ne Diber ka ngjallur reagime te ndryshme.

Nje prej ketyre reagimeve eshte edhe ai i ish prokurorit qe ka hetuar kete dosje, i cili per here te pare publikisht, thote se ka pasur pengesa gjate punes se bere me kete ceshtje, citon lajmifundit.al.

Gentian Trenova eshte shprehur diten e sotme, se edhe pse e filloi hetimin ne fjale dhe pergjoi bisedat ku flitej per blerjen e votave, ate nuk e lejuan ta hetonte kete ceshtje.

Ne nje komunikim me gazetaret ne Facebook, Trenova eshte shprehur se as drejtesia e re, por as e vjetra, nuk e kane lejuar te hetonte kete ceshtje e te ndeshkonte pergjegjesit.

Duhet theksuar se prokurori Gentian Trenova u shkarkua ne menyre te dyshimte nga vettingu per nje shtese ne banesen e tij, pikerisht pasi kishte hetuar skandalin e vjedhjes se votave ne zgjedhjet e mbajtura ne Diber ne vitin 2016, citon lajmifundit.al.

Portali meson se pak dite para zgjedhjeve te vitit 2016 ne Diber, PD depozitoi kallezim penal ne prokurorine e krimeve te renda per grupe personash qe po planifikonin vjedhjen e votave dhe manipulimin e rezultatit.

Prokurori Gentian Trenova vendosi ne pergjim rreh 13 persona dhe bisedat mes tyre nxoren ne pah tentativat per te vjedhur zgjedhjet.

Pergjimet ne fjale mbeten te pazbardhura per shume kohe ndersa me pas dosja u perfshi ne nje ecejake disa mujore mes SPAK dhe prokurorise se Dibres se kush e kishte kompetencen e hetimit.

Si perfundim diten e sotme, ne 18 dhjetor 2020, prokuroria e Dibres ka derguar ne gjyq kater persona dhe ka vendosur mbylljen e hetimeve dhe te cdo akuze ndaj te dyshuarve te tjere.

Kështu në gjyq do të dalin për shpërdorim detyre:

Robert Aga, ish-shef komisariati Dibër;
Drini Gjeci, ish-drejtor i arsimit Dibër – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
Nuri Meda, ish-zyrtar i njësisë administrative Tomin;
Hasan Hoti, ish-zyrtar i njësisë administrative Lurë – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
Nga të dyshuarit apo dhe akuzuarit e tjerë prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjeve për:

Dionis Imerajn, kryetar aktual i Bashkisë Dibër;
Imer Lala, sipërmarrës;
Arben Keshi, ish-zyrtar i ministrisë së Brendshme;
Bekim Krashi, ish-zyrtar i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike;/lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet