Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Çuçi erdhi pa dëshirën e tij”, Rama korrigjon Sandër Lleshajn

Sandër Lleshaj shprehu vlerësimin e tij për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama, Bledi Çuçi, në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, punë më të mirë e bën ai që nuk e ka aspiratë të bëhet ministër dhe shtoi se këtij rasti i përket Çuçi.

“Ka ardhur pa dëshirën e tij, s’ka patur ndonjë plan për të ardhur. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Bcuçi që vjen për të shërbyer dhe jo për t’u shërbyer. I uroj suksese dhe punë të mbarë.”

Menjehere Kryeministri Rama e korrigjoi duke thënë se Çuçit nuk i mungon dëshira për t’u bërë ministër, por thjesht nuk ka patur dijeni për vendimin.

“Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij dhe nuk ka patur mundësi as ta thotë sesa dëshirë e ka.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet