Ceremonia e betimit, ministri Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi mbërrijnë në Presidencë

Aktualitet
Ceremonia e betimit, ministri Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi do të betohen sot në Presidencë.

Mësohet se ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë, të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, kanë mbërritur në Presidencë, ku do të mbahet dhe ceremonia e betimit, sipas protokollit.

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Ishte kryeministri Edi Rama ai që njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa në 16 dhjetor njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.

ME TE LEXUARAT