Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Gruaja ime e kaloi COVID-in! Unë dhe vajzat jemi mirë! Po negocioj për vaksinën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi se bashkëshortja e tij, Aurela e ka kaluar COVID-in. Në një komunikim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, Basha nuk sqaroi nëse ai e ka kaluar apo jo, por tha se “ai, vajzat dhe prindërit janë mirë”.

Kreu i PD ka bërë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes, për veten, por veçanërisht për prindërit, që janë më të rrezikuarit nga COVID.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.

Ai ka zbuluar se ka pasur një bisede me komisionerin për Zgjerimin, Olivér Varhelyi. Ai tha se disa vende në Europë, por edhe Kanadaja, kanë rezervuar më shumë vaksina anti COVID, nga sa u nevojitet dhe sipas tij PD-ja ka nisur bisedimet me këto shtet që këto vaksina “të tepërta” t’ia sjellin Shqipërisë.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes. Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot sapo shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Sepse në një kohë kur bota ka marrë masa për blerjen e vaksinës, këtu kryeministri u mundua të shes një udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate ta marrësh në treg, duheshin bërë rezervime, letra me kohë, Shqipëria është në të njëjtin nivel me Afganistanin.

Një sërë vendesh Europian,e por jo vetëm dhe Kanadaja, kanë rezervuar për vendin e tyre më shumë vaksina se sa është e nevojshme dhe ju e dini që PD është pjesë e PPE, forca më e madhe në BE, dhe kjo më jep mundësinë të flas drejtpërdrejtë me disa nga udhëheqësit e Europës, përfshirë dhe Varhelyi dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh dhe ministrin e jashtëm italian kur ishte këtu për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë.

Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë që një pjesë prej tyre ta sjellim në Shqipëri dhe të fillojmë menjëherë pa humbur kohë për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë personelit mjekësor sipas protokollit të OBSH”, tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet