Basha bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor: Do të anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë

Politikë
Basha bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor: Do të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku për arsimin, pandeminë e protestat.

Basha është zotuar se qeveria e ardhshme do të anulojë menjëherë ligjin aktual për arsimin e lartë.

Ai premton se në ligjin e ri do të ketë vëmendje maksimale pjesa e mbështetjes financiare që asnjë i ri shqiptar mos ngelet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ai ka ripërsëritur edhe një herë se në programin e PD për arsimin përllogaritet një mbulim 100% i tarifës nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe 50% të tarifës për studentët nga familje me të ardhura 640 mijë deri në 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

❌ Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

? Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

?Nga programi ynë për arsimim, veçova:

?100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

?50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj.

ME TE LEXUARAT