Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Athina tenton të vërë nën kontroll valën e dytë të Covid, policia gjobit shkelësit e masave

Policia greke ka nisur mesditën e së premtes një aksion për evidentimin dhe gjobitjen e personave të cilët shkelin masat antiCovid në qendër të Athinës.

Grupe policësh mes tyre edhe policë civilë bllokuan rrugët në zonë e markatës së Athinës dhe ushtruan kontrolle, kryesisht ndaj emigrantëve të shumtë që banojnë në këtë zonë, si dhe ciganëve që bëjnë tregti ambulante pranë tregut.

Gjobës së policisë nuk i shpëtuan as të moshuarit që kishin zbritur në treg për të blerë ushqime.

“Jam 68 vjeç dhe s’më ka ndodh ndonjëherë kjo. Zbrita në treg për të marrë pak peshk, do e paguaj peshkun tani 300 euro”, shprehet një qytetar.

Burime policore thanë se operacioni në zonën e qendrës do të vazhdojë për gjatë gjithë periudhës së festave, pasi është vënë re se kryesisht emigrantët dhe ciganët janë grupet më të pakontrolluara, që nuk respektojnë masat antiCovid që ka vendosur qeveria.

Burime qeveritare,thanë se po bëhet një tentativë e fuqishme për të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë që ka pllakosur vendin, me qëllim uljen e numrit të të infektuarve.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë njoftoi futjen në lockdown (mbylle) të zonës industriale të Athinës, Megara, Elefsina, Aspropirgo, zona në të cilën ndodhen qindra fabrika, ku punojnë mijëra persona, por edhe kampet e emigrantëve dhe të ciganëve që jetojnë në Athinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet