SHÇBA ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e 5 punonjësve të Pòlicisë së Maliqit, pasi akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e pòlicisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet pòlicore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Po ashtu lidhur me këtë akuzë janë pezulluar nga puna dhe dy punonjës të tjerë Pòlicie.
Njoftimi i plotë i SHÇBA:
Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të pòlicisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
Ata janë: A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e pòlicisë Maliq, me masë sigurie “Árrest në burg”, A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e pòlicisë Maliq, me masë sigurie “Árrest në burg”; F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e pòlicisë Maliq me masë sigurie “Árrest në burg”;
M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Árrest në burg”. Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e pòlicisë Maliq me masë sigurie “Árrest në burg”; F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Pòlicisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e pòlicisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet pòlicore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.