Aksident-zinxhir me 55 kamionë dhe 11 vetura/ Vdesin dy persona në SHBA, shkak stuhia e dëborës

Bota
Aksident-zinxhir me 55 kamionë dhe 11 vetura/ Vdesin dy persona në

Një stuhi dëbore ka nisur përgjatë pjesës së bregdetit lindor të SHBA-së, ku në disa vende madje pritet të bjerë deri në dy metra (60 cm) dëborë.

Fotografi të shkrepura nga ajri tregojnë pasojat e reshjeve të mëdha të borës, ku rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluara me akull e borë kanë bërë që dhjetëra kamionë e vetura të përfshihen në një aksident në Pennsylvania.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat amerikane raportojnë se dy persona kanë humbur jetën në këtë aksident të tmerrshëm dhe disa tjerë janë lënduar. Bëhet fjalë për 55 kamionë dhe 11 vetura që u përplasen njëri pas tjetrit, duke bllokuar një autostradë të tërë.

Stuhia do të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura.

ME TE LEXUARAT