Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A do të mbyllet vendi për festat e fundvitit? Flet ekspertja e ISHP

Festat e fundvitit këtë herë na kanë gjetur në një situatë jo shumë të zakonshme dhe aspak të këndshme për shkak të pandemisë së Covid-19.

Një dilemë e madhe është nëse do mbyllet Shqipëria për festa dhe nëse do lejohen lëvizjet. Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme specialistja e ISHP dhe anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini.

Ajo tha në Ora News se kanë vënë re një rënie positive të rasteve të hospitalizuara, ndërsa theksoi se masat do merren në varësi të situatës shëndetësore

“Ekspertët mblidhen në mënyrë sistematike.

E vlerësojnë situatën pavarësisht se duhet të theksohet që në 48 orët e fundit kemi një rënie pozitive, kemi rënie të rasteve të hospitalizuara, aktualisht 1,6% e rasteve kanë kërkuar shërbim spitalor ndërkohë vetëm 8.9% e tyre kanë kërkuar shërbim reanimator. Duket një rënie e lehtë, gjithsesi situata po monitorohet”, delaroi Tomini.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet