Zgjedhja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi: S’kam ndërmend të votoj çdo lloj paçavureje

Politikë
Zgjedhja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

Deputeti Myslim Murrrizi në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e sotme në rend dite do të votohet njëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga deputetët. Ai theksoi se të gjithë anëtarët janë të afërm të anëtarëve të qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për çfarë e keni bërë këtë Gjykatë Kushtetuese? Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua. Vitore Tusha as vetë se mban mend se kur është emëruar. Siç e keni nisur për Altin Binajn, na detyron Ardian Dvorani o e votoni o s’ka. Këta kanë 20 e ca vjet që na vjedhin. Nuk kam ndërmend të votoj çdo lloj paçavureje. Neni privalon mbi çdo hamendësim. Nëse do të doni Gjykatë Kushtetuese me dordolec e gratë e tyre që …. në kuvend, e kishim një me noterë që vulosin në krah të Lanës. Nuk e di se sa do të jetë e aftë drejtësia e re të zgjidhë këto çështje”, tha Murrizi.

ME TE LEXUARAT