Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës/ Nis hetimi për dhunën e forcave “Shqiponja” dhe rekrutimin e efektivëve

Teksa efektivit Nevaldo Hajdaraj do t’i komunikohet akuza e vrasjes së Klodian Rashës, SHÇBA në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim të zgjeruar se përse forcat “Shqiponja” kanë më tepër denoncime për akte dhune.

Janë më të denoncuarat krahasuar me çdo struturë tjetër në Policinë e Shtetit. Mes veprimeve të hetimit administrativ, SHÇBA konfirmon se po mblidhen denoncimet në kohë të ndryshme ndaj forcës “Shqiponja”, ku dhe do të dilet me konkluzione se si rekrutohesh në këtë repart, çfarë detyrash kanë policët e kësaj strukture dhe a kryejnë apo jo instruktazh sa herë që marrin shërbimin?

Vrasja e Klodian Rashës, që polici i dyshuar e argumenton se qëlloi nga frika ngre pikëpyetje mbi përdorimin e armës së shërbimit, tha njëri nga zyrtarët e SHÇBA-së.

Të dyshimta janë edhe veprimet e mëpasshme të policisë, mes tyre përse efektivët ishin vetëm dy në shërbim në atë zonë dhe përse kur ata kërkuan ndihmë, pasi kishin konstatuar një person të armatosur, nuk u asistuan në kohën e duhur me mbështetje policore.

Ky është një hetim administrativ, saktësojnë burimet e Top Channel, të cilat disa herë gjatë kësaj jave kanë kryer takime me prokurorë të Tiranës, jo vetëm për të kërkuar rëndimin e pozitës së policit të dyshuar, që nga vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme do të akuzohet për vrasje me dashje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet