Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës/ Arma e gjetur është pistoletë sportive, pritet testi i ADN-së

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me armën “misterioze” e cila u gjet disa metra larg nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë, mëngjesin e 8 dhjetorit, ku efektivi Nevaldo Hajdaraj qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Mësohet se pistoleta është një armë është një armë zjarri sportive që shitet në tregun shqiptar, kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

Bëhet e ditur se arma e gjetur në pellgun e ujit, është një pistoletë tip “Zoraki” që klasifikohet në armët e zjarrit sportive, ndërkohë që ende nuk dihet autorësia e kujt i përket, apo rrethanat në të cilat u gjet.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator. Bëhet e ditur se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar./Faxweb.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet