Nje shume prej 40 mije eurosh ka shtuar misterin lidhur me vrasjen makabre te ciftit shqiptar ne Itali. Hetuesit kane zbardhur detaje të reja lidhur me motivet e vrasjes makabër të dyfishtë kundrejt Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe vetëm pas 5 vitesh ata janë evidentuar në 4 valixhe në të cilat edhe janë gjendur pjesë të trupave të tyre.
Mes shume dyshimeve për motivet e vrasjes së çiftit me origjinë shqiptare, është bërë publike ditën e sotme nga mediat italiane, një prej tyre.
Sipas hetuesve 40 mijë euro u zhdukën ditën që gjurmët e çiftit Pasho u zhdukën.
Shuma monetare i përkiste Shpëtim Pashos, si rezultat i një gjyqi të fituar për një aksident të rend në të cilin ishte përshirë ai dhe e ka fituar dëmshpërblimin.
Prindërit iu gjetën të masakruar në 4 valixhe, jeta luksoze e Taulant Pashos pas daljes nga burgu
Vrasja makabër e çiftit Pasho në Itali/ Ditën që djali i tyre doli nga burgu u zhdukën 40 mijë euro