Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Votoi kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, flet Mimi Kodheli: Lapsus, kisha harruar syzet

Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër. Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe Mimi Kodheli.

Po për këtë të fundit, vetë Kodheli në një lidhje në Open sqaroi se ishte një lapsus pasi ajo nuk kishte syzet me vete.

“ Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus.

Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha ajo në Open.

Eni Vasili: Do donit të ishit ju në vend të tyre?

Kodheli: Nuk flasim për gjëra a kam inat unë apo jo, arritjet që kam më dalin dhe teprojnë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet