U kap me drogë dhe armë, arrestohet bosi shqiptar në Angli

Bota
U kap me drogë dhe armë, arrestohet bosi shqiptar në Angli

Një emigrant ilegal shqiptar, i cili është bërë një nga mbretërit më të mëdhenj në Londër po përballet me burg pasi policia gjeti 1.1 milion paund kokainë në shtëpinë e tij.

Muhamet Qosja, 29 vjeç, u kap me rreth 5 kilogramë kokainë, një pistoletë dhe 20 fishekë në çanta dhe nën një krevat fëmijësh në shtëpinë e tij Ilford, Londër në lindje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjashtë kile të tjera lëndë narkotike kokainë dhe drogë u gjetën në çantat e rrobave.

Qosja, i cili ua shpërndante tregtarëve në rrugë – u mburr para oficerët se ai u fut fshehurazi në Britani në mënyrë të paligjshme në vitin 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse ‘i paguante mirë’.

Agjentët e fshehtë e kapën Qosen në makinën e tij përmes Londrës lindore përpara se ta rrethonin me automjete dhe më pas e shoqëruan për në komisariat.

ME TE LEXUARAT