U bë ministër, dalin ‘detaje’: Bledi Çuçi e mësoi nga televizori, iu shkrep në kokë shefit dhe…

Politikë
U bë ministër, dalin ‘detaje’: Bledi Çuçi e

Përfaqësues i Nismës Thurje Endri Shabani, thotë se Bledi Çuçi e ka marrë vesh nga mediat dje, lajmin se kryeministri Rama e kishte emëruar ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Sipas Shabanit, Rama është njësoj si diktatorët afrikanë që i merr vendimet pa u konsultuar me asnjë, madje as me vetë Bledi Çuçin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky fakt tregon padyshim pushtetin e jashtezakonshem te Rames, i cili njesoj si diktatoret afrikane, i merr vendimet pa u konsultuar me askend, dhe pa u kontrolluar nga askush. Por tregon edhe arrogancen e tij per te mos e diskutuar kete vendim as me te zotin e punes, i cili mund te mos ndihet i gatshem, apo i pergatitur per te marre nje pergjegjesi te tille”, shkruan ndër të tjera Shabani.

Shkrimi i plotë: Thuhet se Çuçi u suprizua me shume se ne qe Rama e kishte bere minister te brendshem. Dhe nuk eshte i vetmi. Shume ministra te Rames kane treguar se e kane mesuar nga media qe shefit i ishte shkrepur ne koke t’i emeronte ne krye te institucioneve me te rendesishme te vendit.

Ky fakt tregon padyshim pushtetin e jashtezakonshem te Rames, i cili njesoj si diktatoret afrikane, i merr vendimet pa u konsultuar me askend, dhe pa u kontrolluar nga askush. Por tregon edhe arrogancen e tij per te mos e diskutuar kete vendim as me te zotin e punes, i cili mund te mos ndihet i gatshem, apo i pergatitur per te marre nje pergjegjesi te tille.

Dhe pasi kam qare hallin tone, per menyren si zgjidhen ata qe na drejtojne, dua te them se ndjej nje keqardhje dhe per socialistet. Kjo menyre karriere qe nuk vjen gradualisht, si pasoje e punes, por si teke e shefit, i ben te gjithe ata kandidate potenciale per tu gdhire befas ministra.

Prandaj i imagjinoj te zgjohen 365 dite te vitit me syte nga TV dhe me telefon ne dore, duke pritur momentin. Dhe e mbyllin diten me deshperimin se shefi nuk i suprizoi as sot.

ME TE LEXUARAT