Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Twitter heq informacionet mashtruese për vaksinat kundër COVID-19

Twitter ka njoftuar se do të fillojë heqjen e informacioneve mashtruese në lidhje me vaksinat anti-COVID-19 nga java e ardhshme.

“Duke filluar nga java tjetër ne do t’i japim përparësi heqjes së informacioneve më të dëmshme mashtruese dhe gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë të etiketojmë postimet që përmbajnë informacion potencialisht mashtrues në lidhje me vaksinat”, tha kompania e mediave sociale të mërkurën në një deklaratë.

Sipas Anadolu Agency, postimet që transmetojnë thashetheme të pabazuara, pretendime të diskutueshme si dhe informacione jo të plota ose jashtë kontekstit në lidhje me vaksinat do të etiketohen dhe ato postime “mund të lidhen me informacione përkatëse të shëndetit publik ose rregullat e Twitter për t’u siguruar njerëzve kontekst shtesë dhe informacione përkatëse në lidhje me COVID-19.”

Kompania nënvizoi se mes pandemisë globale, dezinformimi për vaksinat paraqet një “sfidë të rëndësishme dhe një sfidë për shëndetin publik”. Kritikët, megjithatë, akuzojnë kompanitë e mediave sociale për censurimin e fjalës së lirë, ndërhyrjen në politikë dhe kalimin përtej kufijve të tyre.

Në të gjithë botën janë raportuar më shumë se 74.2 milionë raste me COVID-19 dhe gati 1.7 milionë vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Ndërkohë, vendi i goditur më keq nga pandemia, SHBA, regjistroi një rekord të ri një-ditor me më shumë se 3.600 vdekje të mërkurën. Në SHBA janë rreth 17 milionë raste dhe mbi 307.500 viktima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet