Tragjedi në Gjermani, shqiptari vret bashkëshorten, vajzën dhe më pas veten

Aktualitet
Tragjedi në Gjermani, shqiptari vret bashkëshorten, vajzën dhe

Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohshëm, i cili më pas ka kontaktuar Policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Autoritetet njoftojnë se 51-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze të gjatë të ndarjes së çiftit.

“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.

ME TE LEXUARAT