Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tapë në timon, vjedhje e shitje kanabisi/ 4 të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

L. M., 24 vjeç, banues në Tiranë iu gjet dhe iu sekuestruan 234 doza kanabis, gati për shitje. M., 24 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Vjedhja”, në rrugën “Stavri Themeli”, është kapur në tentativë për të vjedhur në ambientet e banesës të shtetasit B. D.. A. A., 25 vjeç, në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur disa aksesorë në një dyqan telefonash. R. K., 37 vjeç, në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas. Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Astirit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin: L. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 234 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Stavri Themeli”, është kapur në tentativë për të vjedhur në ambientet e banesës të shtetasit B. D.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur disa aksesorë në një dyqan telefonash.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 37 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet