Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Soreca: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht për bisedimet Shqipëri-BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binajt nga Kuvendi i bën thirrje KED që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Sipas Soreca-s, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

STATUSI NGA SORECA

Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias.

Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ishtë thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti.

Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet