Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Itali arriti sot në 67 220, me 683 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 18 236 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilëve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1 906 377.
Numri i rasteve aktive ka rënë në 635 343, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2 855.
Deri më tani janë shëruar 1 203 814 persona, përfshirë 27 913 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, siç raportohet, kryeministri Giuseppe Conte, së bashku me partnerët e koalicionit dhe liderët rajonalë, kanë shqyrtuar masat që do të kufizojnë lëvizjen e lirë në gjithë vendin midis 24 dhe 27 dhjetorit dhe 31 dhjetorit dhe 3 janarit, duke e shpallur vendin si “zonë të kuqe”.
Conte pritet të njoftojë masa shtesë të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pas takimit ministror të nesërm.