Rindërtimi i Pediatrisë së Beratit/ Rama: Spitali ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi

Aktualitet
Rindërtimi i Pediatrisë së Beratit/ Rama: Spitali ka rilindur pas

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte pamjet nga pediatria e spitalit të Beratit.

Kreu i qeverisë shkruan se spitali ka rilindur pas disa vitesh degradim, duke ndryshuar në një spital me standarde optimale për kujdesin e pacientëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vizitë tek reparti i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, që ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi, duke u shërbyer me standarde optimale vogëlushëve në nevojë për kujdes shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për mjekët, kushtet në spital janë më të mira.

“Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët. Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore. Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj”, u shpreh mjeku.

ME TE LEXUARAT