Rama: Komiteti teknik i ekspertëve garanci për luftën ndaj COVID, jo politikanët

Politikë
Rama: Komiteti teknik i ekspertëve garanci për luftën ndaj COVID,

Gjatë komunikimit të kryeministrit Rama me komitetin ekspert të teknikëve të Turqisë dhe Shqipërisë, ai shprehu mirënjohje për punën e tyre. Ai tha se garancia në këtë luftë kundër koronavirusit është pikërisht ky komitet dhe jo politikanët.

"Garanci lufte janë ekspertët jo politikanët. Ne duke ndjekur me vëmendje disa prej vendeve që kemi marrë në konsideratë, mësuam se Turqia ishte ndër të parët që ngriti task forcën brenda Ministrisë së Shëndetësisë, na ndihmoi të veprojmë me shpejtësi dhe të ishim ndër vendet e përgatitura në përballjen e parë që ishte dhe befasia e madhe që kërcënonte të shkaktonte një numër të lartë viktimash. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur por në këtë proces, siç ma do mendja biem dakord të gjithë, e panjohura është çdo ditë përpara nesh. Paparashikueshmëria është rritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hapat dhe taktikat janë fleksibël gjatë gjithë kohës. Shqipëria në valën e parë ishte me numrin më të vogël të të infektuarve në Europë dhe rajon. Ne shfrytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat spitalore për muajt në vijim, më vjen shumë mirë që sot ne jemi në kushtet se mund të themi që sistemi është i qëndrueshëm. Nevojat për tu hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi. Rrjeti për të përballuar COVID-it ka kapacitet për tu zgjeruar më shumë. Kemi pasur një komitet ekspertësh që kanë qenë profesionistë.

Duke qenë edhe të vetëdijshëm që u takon atyre për të na orientuar në vendimarrje dhe se nuk i takon politikës për të vendosur masat, ne kemi krijuar një sinergji të mirë. Dua t'i falenderoj ekspertët tanë, disa prej të cilëve janë në front përditë pa orar. Me dëgjueshmërinë e lartë ndaj tyre uroj që të mos i kemi shkaktuar asnjë stres më shumë" - tha Rama.

ME TE LEXUARAT