Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidentja e KE tregon datën që nis vaksinimi në Bashkimit Europian

Të luftojmë pandeminë së bashku’. 27 vendet e Bashkimit Europian do të nisin procesin e vaksinimit në të njëjtën ditë, si shenjë simbolike e unitetit.

Ky qëllim i pranuar nga të gjithë vjen në mes të presionit për të aprovuar sa më shpejt përdorimin e vaksinës Pfizer, Biontech dhe për të arritur hapat e SHBA dhe Britanisë, të cilat kanë nisur tashmë procesin e vaksinimit dhe gjërat kanë nisur të lëvizin.

Kështu që vaksinimi kundër Covid-19 në Bashkimin Europian do të fillojë në 27 Dhjetor.

Lajmi i mirë u bë me dije nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përmes rrjeteve sociale.

“Koha për Evropën. Në 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE . Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë, “shkroi von der Leyen në Twitter.

Si një anëtare e BE-së, Gjermania duhet të presë që Agjencia Europiane e Barnave (EMA) të bëjë të mundur autorizimin dhe lëvizja e Berlinit shton presionin mbi organin rregullator që të marrë vendim sa më shpejt

Disa vende euopiane kanë ngritur tashmë qendra të vaksinimit masiv. Për t’i dhënë fund pandemisë deri në 70 përqind të popullsisë së Europës duhet të vaksinohen – dhe ky është një qëllim madhor dhe mund të zgjasë të paktën në mes të vitit të ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet