Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pfizer nuk po prodhon më shumë vaksina kundër Covid-19, zbulohet arsyeja

Kufizimet e furnizimit me vaksina po ia vështirësojnë administratës Trump arritjen e një marrëveshjeje me Pfizer për të blerë 100 milion doza të tjera të vaksinave, në një kohë që virusi po përhapet me shpejtësi.

Zyrtarët nga administrata e Trump dhe Pfizer konfirmuan se të dy palët po negociojnë që qeveria të blejë doza shtesë për shpërndarje midis prillit dhe qershorit 2021. Por duket se kompania ka disa probleme me furnizimet për prodhimit e vaksinës që mund të ndikojnë në ngadalësimin e prodhimit të dozave anti-covid.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha të mërkurën se ka disa çështje të zinxhirit të furnizimit që do ta bëjnë më sfiduese për kompaninë të prodhojë 100 milion doza më shumë në pranverë. “Qeveria federale po negocion me Pfizer për të parë se si mund të ndihmojë në mënyrë që të marrë 100 milion doza shtesë”- tha ai.

“Ata janë më të fshehtë në lidhje me kapacitetet e tyre prodhuese, nevojat e tyre. Kështu që ne nuk mund ta dimë nëse kanë një problem të lëndës së parë derisa të na thonë se kanë një problem të lëndës së parë,” tha Azar në CNBC. “Unë mund t’ju siguroj që ne do të përdorim çdo fuqi të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të siguruar që ata të kenë çfarë u nevojitet për të përmbushur kontratat që na duhen për njerëzit e Shteteve të Bashkuara.”

Administrata e Trump u përball me kritika pasi New York Times raportoi se qeveria amerikane nuk kishte arritur të siguronte 100 milion doza shtesë kur Pfizer e ofroi si mundësi gjatë verës. Administrata ka mohuar lajmet se ka refuzuar këtë ofertë nga Pfizer.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet