Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përfitoi 38000 euro përmes mashtrimeve në ‘FB’, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte në kërkim për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’. Në kuadër të operacionit të koduar “Transferta” pas hekurave ra shtetasi me inicialet SH.B., banues në Tiranë.

I riu ishte shpallur në kërkim 5 muaj më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 9 shtetas.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kompjuterik u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i prokurorit për shtetasin në kërkim Sh. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Mashtrimi kompjuterik”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet