Operacioni në vjedhjen e banesave/ Arrestohet autori i dyshuar për 3 vjedhje

Aktualitet
Operacioni në vjedhjen e banesave/ Arrestohet autori i dyshuar për 3

Ditën e sotme, në Devoll ka vijuar puna për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave, ku zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje dhe vihet në pranga autori i dyshuar me iniciale K.A., 42 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIM I POLICISË:

Devoll

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Zbardhen dhe dokumentohen tri vjedhje, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e tri ngjarjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë, të cilat bëjnë fjalë për vjedhjen në tri banesa të pabanuara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të tyre, shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në datat 16.12.2020 dhe 08.07.2020, ka vjedhur në banesat e pabanuara në pronësi të shtetasve L. K., A. M. dhe F. F., banues në Bitinckë, orendi të ndryshme shtëpiake dhe materiale hekuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT