Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk kam thënë se je shitur…”, Kujtim Gjuzi zbulon bisedën me babain e Klodian Rashës

Pak ditë më parë deputeti Kujtim Gjuzi bëri një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ku tha se kryeministri Rama ka dhënë para për të shkuar për ngushëllim në familjen Rasha.

I ftuar ditën e sotme në Fax News në emisionin “Me Xhaxhiun”, Kujtim Gjuzi tha se pas kësaj deklarate është telefonuar nga i ati që ta heqë, por deputeti tha se ai nuk i ka thënë që ai është i shitur, por se Rama ka tentuar që ta blejë.

Po ashtu Gjuzi shton se burime të sigurta pranë policisë, e kanë njoftuar atë se skuadrat e natës kryesisht janë nën efektin e drogës.

“Në radhë të parë ngushëllimet të familjes së të ndjerit Rasha. E dija shumë mirë sesi funksionon kryeministri, që do të blejë çdo kënd me para.

Por ka edhe njerëz dinjitoz si z. Rasha, që tha nuk më duhen këto para dhe se do ti çoj për bamirësi.

Minjtë e mazhorancës kanë bërë të pamundurën se kush do të ishte i pari dhe do të çonte kryeministrin atje.

Më thanë a ka mundësi që ta tërheqësh deklaratën publike në lidhje me tentativën për blerje dhe thash nuk ka asnjë shans, pasi nuk mund të zhbësh një deklaratë.

Pata një telefonatë nga kryefamiljari i familjes Rasha dhe i thashë ngushëllimet e mia dhe i thashë zotëri mos ma kërko këtë, pasi nuk kam thënë se shitur ti, por njerëz pranë familjes tënde kanë ardhur dhe kanë thënë se shiko se ka një mundësi të këtij lloji.

I kam edhe me emra njerëzit që më kanë treguar, por nuk dua që ti them. Burime të sigurta brenda policisë së shtetit, kanë njoftuar z. Gjuzi se skuadrat e natës kryesisht janë nën efektin e drogës. Unë kërkoj nga prokurori i përgjithshëm për atë person që ka qëlluar, duhet të bëjë testin e drogës.“- tha Gjuzi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet